Dështon Bujar Osmani nuk lejohet ta vizitojë Tomor Morinën


Është refuzuar kërkesa e zv/kryeministrit për eurointegrime, Bujar Osmani për të vizituar ish ushtarin e UÇK-së, Tomor Morina në burgun hetues të Shutkës në Shkup. Morina, shtetas kosovar dhe britanez u arrestua para një jave, kurse gjykatësja Vesna Dimishkova sot ka refuzuar kërkesën e Osmanit për të vizituar atë në burg.

“Po është e vërtetë, gjykatësja Vesna Dimishkova ka refuzuar kërkesën e Bujar Osmanit për ta vizituar Tomor Morinën në Shutkë”, deklaroi për Gazetën Lajm avokati i Morinës, Naser Raufi. Ai thotë se Morina pritet të lirohet nesër ose pasnesër.

Ndërkohë bashkëluftëtarë të Tomorit dhe burime nga organizatat e UÇK-së nga rajoni i Dukagjinit kanë thënë për Gazetën Lajm se as a nuk ka pasur ndërmend ta pranojë Osmanin në vizitë, pasi e ka kuptuar që dëshiron ta keqpërdorë këtë vizitë për politikë ditore.

“U bëjmë apel zyrtarëve të BDI-së të mos i bëjnë presion Tomorit që t’i pranojë në vizitë dhe të fotografohet me ta pasi të lirohet. Mjaft na ka dëmtuar BDI-ja neve ushtarëve të Dukagjinit në tradhtinë e Kumanovës, sa më larg t’i mbajnë duart nga Tomori. Nëse e shihni Tomorin duke u fotografuar me njerëz të BDI-së pasi të lirohet nga burgu, dijeni se ka qenë i kushtëzuar”, ka thënë një ish ushtar i UÇK-së së Kosovë nga rajoni i Dukagjinit.

Baby Boo