Dështoi tenderi, mbetet pezull përcaktimi i çmimit të rrymës (VIDEO)


SHA EMV nuk ka dorëzuar ofertë tek furnizuesi universal EVN Home. Kjo pasi siç kanë njoftuar ata, vendimi i Qeverisë lidhur me çmimin e rekomanduar të sasive të energjisë elektrike ka qenë gjashtë muaj, ndërsa tenderi i EVN Home është për periudhë 12-mujore.

SHA EMV
“Vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me çmimin e rekomanduar dhe sasinë e energjisë elektrike me të cilat SHA EMV duhet të paraqitet në tenderin e EVN Home për vitin 2022 kanë të bëjnë me periudhën 6 mujore derisa tenderi aktual i EVN Home është shpallur për periudhë 12-mujore. Për këto arsye, SHA EMV sot nuk shtroi ofertë”.

Po ashtu theksojnë se do të paraqiten në tenderin e radhës të furnizuesit universal i cili duhet të jetë për periudhën janar – qershor 2022.
Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik Marko Bislimovski për “Utrinski Brifing”, ka deklaruar se nuk e din çmimin që do ta ofroj EVN Home, pas vendimit të EMV-së, do të fillojnë të bëhen përllogaritjet.

Marko Bislimovski, Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik
“Deri në fund të këtij viti, EMV, çmimi që i ofroi EVN Home, ishte 36 euro për megavat orë. Këto çmime nuk mund të mbulojnë kostot operative… Me këtë çmim Qeveria ka caktimin e saj që të ketë kosto më të ulëta dhe të mbajë të ulët çmimin final përfundimtar për konsumatorët. Nëse EMVofron një çmim më të lartë se ai aktual me dhjetë për qind, kjo do të thotë se çmimi përfundimtar do të reflektohet me 5 për qind”.

Dje, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i siguroi qytetarët se çmimi i energjisë në gjashtë muajt e ardhshëm nga viti 2022 nuk do të rritet më shumë se 10%.

Baby Boo