Dështimi i referendumit festohet me këngë ruse në Shkup


Referendumi në Maqedoni ku qytetarët e këtij vendi sot ishin ftuar që të vendosnin me votat e tyre, nëse ishin pro marrëveshjes me Greqinë për emrin, ka dështuar, pasi nuk është arritur që të dalin 50 për qind të qytetarëve me të drejt vote, që të arrihet cenzusi.

Përkrahësit e atyre që kërkuan bojkotimin e këtij referendumi, e që janë nacionalistët maqedonas, pas dështimit të referendumit, kanë festuar në Shkup duke kënduar edhe këngë ruse.

Kjo po llogaritet si një grusht që i është dhënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE’së, të cilët kishin kërkuar nga qytetarët e Maqedonisë që të merrnin sa më shumë pjesë në këtë referendum, dhe të votonin pro.

Megjithatë, kjo nuk ndikoi, pasi ata që bojkotuan referendumin, ishin më shumë, dhe të njëjtit duket se janë të orientuar më shumë nga Rusia se sa nga Perëndimi, e në festën e tyre, edhe kënduan këngë ruse.

Baby Boo