Dështimet e Gjermanisë dhe Brazilit: Mos e humbisni komentin e Murinjos


Gjermania dhe Brazili dështuan që të bëjnë një nisje të mirë të Botërorit të dielën.

Por trajneri i njohur, Hoze Murinjo, që do jetë komentator i këtij evenimenti, tha se kjo ishte një ditë e mrekullueshme për futbollin.

Duke folur për Russia Today, ai tha: “Ishte një ditë e mirë, ndoshta u bën mirë që të ulen me këmbë në tokë”.

Megjithatë, portugezi nuk beson se këto dy ekipe do ndikohen nga nisja.

“Do të kualifikohen dhe ekipet më të mira do të dalin në fazën tjetër,” tha ai.

“Mendoj se ata e dinë se sa të mirë janë. Mendoj se ata e dinë që do përmirësohen. Është ndoshta mirë që tifozët e tyre të qetësohen”.

Gjermania do përballet me Suedinë të shtunën dhe Brazili do luajë me Kosta Rikën të premten.

Baby Boo