Dëshmorja e UÇK-së 17 vjeçarja Yllka sot do të vazhdonte ëndrrën…


Yllkës ( poetja 17 vjeqare) që iu shua ëndrra që ajo t’i vazhdonte studimet e saja në Universitet, sepse ra si dëshmore e UÇK-së!

Kjo është Yllka. Nxënëse e shkëlqyer e shkollës “Mazllom Këpuska” në Gjakovë. Qysh herët iu përkushtua shkrimeve, aktrimit dhe vallëzimit. Ra dëshmore në Betejën e Çabratit, më 7 maj të vitit 1999 bashkë me disa bashkëlu*ftëtarë. Ushtria serbe, për të fshehur gjurmët, trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vr*arë, i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë, për t’u gjetur e rivarrosur më 23 dhjetor 2003 në Kodrën e Çabratit, në Gjakovë.
Kur u vra, ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe nuk arriti ta përjetonte diplomimin e saj.
“Përmendore nuk dua. Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop vendoseni afër kokës sime, – shkruante Yllka”. Ishte vetëm 17 vjeçe kur vdiq.

Baby Boo