Dëshmori Rahim Beqiri komandant Roki lindi për të mbijetuar


Si çdo shqiptar që morën rrugën e mërgimit për të ja siguruar familjes së vet kafshatën e bukës,njëri ndër ta ishte edhe Rahim Beqiri Komandant “Roki”, me punë të përkohshme ishte në Zvicër Por si kërcitën pushkët e para te lirisë Roki menjëherë e la Zvicrën dhe erdhi u radhit krah për krahu me shokët e lirisë në zonën e karadakut,në krye me komandant Ahmet Isufin. Ishte gjer në ditët e fundit të lirisë,dhe me krenari erdhën dhe u priten nga banoret e Dardanes duke marshuar neper qytet çlirimtar. ..

.Por policia e paramilitare serb,na imponuan luftën ne Kosovën lindore,dhe ati u radhiten bijtë e bijat ma te mira te kombit qe dulën nga gjiri i popullit, UÇPMB-ja për ti mbrojt pragjet e shtëpive,dhe për mos te lejuar te përsëriten vrasjet,e masakrat sikur ne Reçak e ne ter Kosovën qe vranë e masakruan. Rahim Beqiri ishte i kalitur dhe mirë i stërvitur ne luftën e Kosovës me një përvojë te mirë ushtarake,erdh dhe u radhit me trimat e UÇPMB-së vazhdimësia e UÇK-së . …Edhe pse hasi ne mos marrëveshje me disa “komandantë”, por Komandant Roki vazhdoj te i qëndroi besnik Atdheut,dhe vëllezërve e motrave nga Kosova Lindore. Komandant Roki ishte epror ne Zonës Operative të Çarrit. Ai gjer ne ditën e marrëveshjes te koncilit ai me shok nuk lëshoi istikamet e luftës. …

Menjëherë pas marrëveshjes se Koncilit, Roki shkoi ne Iliride për ti dal ne ndihmë vëllezërve dhe motrave nga Ilirida. Ishte një shembull qe armikut ia shtinë friken ne palcë,komandant Teli,komandant Gjeneral Tahir Sinani,e Rahim Beqiri komandant Roki.etj. …Por me 2 Gusht 2001 plagoset rend komandanti dhe me ndihmën e bashke luftëtarëve e sjellin për te u shëruar ne spitalin e Prishtinës,por për fat të keq nga plagët e renda qe ka marr ndërroi jete. Edhe pse i kishte plagët e renda rrugës duke e sjell ne spital, shokëve te idealit ia la amanet qe amanetin e dëshmorëve duhet me çuar ne vend. Qe Ilirida Kosova Lindore te ju bashkëngjiten Kosovës,dhe pastaj nënës Shqipëri. Ne bashke luftëtarët qe e njohëm komandant Rokin do e kujtojmë gjer ne sekondat e fundit te jetës për trimërinë e tij qe kishte. Lavdi jetesë dhe veprave te pavdekshme te komandant Rokit,edhe pse kaluan 16 vite por për ne na duket sikur te kishte ndodhur dje,po ashtu amaneti i komandantit na kujtohet dhe duhet çuar ne vend,se përndryshe do te na mallkoi gjaku i dëshmorëve. Lavdi Dëshmorëve, nderime Atdheut.

Bajram Arifi, komandant Bala invalid lufte.

Baby Boo