PDK kërkon rinumërimin e të gjitha votave pas dëshmisë së vjedhjes së votave për Meliza Haradinajn,


Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani, është shprehur i shokuar nga video-incizimet të cilat shfaqin skandalin e madh të manipulimit të votave.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Elshani ka thënë se si përfaqësues i PDK-së në KQZ, do të kërkojë menjëherë që të rinumërohen të gjitha vendvotimett
“Si përfaqësues i Partisë Demokraitke të Kosovës në KQZ, do të kërkoj menjëherë që të rinumërohen të gjitha vendvotimet të cilat kanë qenë në dorën e mashtruesve, ndërsa video-inçizimet, ky rast dhe rastet tjera të dyshimta të procedohen në prokurori. “, ka shkruar ai në Facebook.

Ky reagim erdhi pas publikimit të hulumtimit nga Gazeta Insajderi ku shihet se ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj Stublla, si duket nuk mori mjaftueshëm vota për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Por ‘këtë problem’ e zgjidhi bashkëshorti i saj, Dardan Stublla, duke i blerë me 6 mijë euro katër komisionerë, të cilët i kanë dëmtuar dy kandidate tjera dhe kanë favorizuar Haradinaj Stubllën.

Baby Boo