Dëshmia e vjedhësit të Xhamisë – Aty merrja para, cigare dhe ushqime


Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Rahovec, që dyshohej se vjedhte në xhami dhe dyqane ushqimore.

Sipas deklaratës së të dyshuarit, dhënë Policisë, ai ka deklaruar se ‘merrnin para, cigare dhe ushqime’ si dhe të njëjtat ‘i ndante me dy persona të tjerë’ që Policia nuk i ka gjetur ende.
Ai dyshohet për disa raste të vjedhjeve serike, kryesisht të ndodhura gjatë muajit Dhjetor/ 2021 dhe fillim muaji Janar /2022, të kryera në disa objekte fetare (xhami) dhe disa dyqane ushqimore në qytetin e Rahovecit, i vetëm dhe në grup.

I njëjti gjatë intervistës së dhënë në prezencën e avokatit mbrojtës, ka pranuar se këto vepra i kanë kryer në bashkëkryerje me dy persona tjerë të dyshuar, të cilët janë në kërkim nga njësitet policore për lokalizim dhe arrestim.

Nga i dyshuari është kuptuar se në të gjitha keto vende ku jan kryer vjedhjet kanë marrë para në vlera jo të mëdha, cigare të llojeve të ndryshme dhe artikuj ushqimor, dhe të njejtat i kan ndar mese vete, dhe i kan shpenzuar.

Lidhur me këtë Prokurori i Shtetit ka marrë vendim për ndalim të personit të dyshuar për 48 orësh.

Baby Boo