“Dëshiron të mbulohet bashkëshortja?” Ja si përgjigjet Gold Ag (VIDEO)


Gold Ag në momentin kur ka folur për besimin e tij në emisionin Rudina në Tv Klan, është shprehur se nëse bashkëshortja e tij do dëshironte që një ditë të mbulohej, ai do e pranonte me shumë kënaqësi, por për ta detyruar atë nuk do e bëntë kurrë sepse është diçka që ndihet dhe shumë personale.

Rudina Magjistari: Po bashkëshortja jote është besimtae dhe praktikuese si ty?
Gold Ag: Po është besimtare, por nuk i praktikon si unë. Edhe familjen ajo e ka besimtare dhe besoj se në të ardhmen do jemi në rregull.

Rudina Magjistari: Mendon që dhe ajo do bëhet praktikante si ty?
Gold Ag: Nëse do Zoti që ajo ta praktikojë dhe ta bëjë namazin e rregullt pse jo.
Rudina Magjistari: Do të të pëlqente që ajo të zgjidhte të mbuloheshe?
Gold Ag: Unë kam qejf që ajo të mbulojë zemrën prej mëkateve sepse përsa i përket mbulesës është diçka që është personale e saj. Unë nuk ja imponoj askujt.

Baby Boo