Deshira e një femre që ti e quan “lavire”


Bjondina Sherifi

Sot, bash vendosa me e shtetit qytetin tem me miket e disa familjare t’miat nga jashti qe kishin ardh ne pushime n’ket vendin e vogel ku priten me shume dashni nga familjaret, e me shume shprese nga qytetaret e vendit per nji kismet me “zane” dicka e me i bo letrat me ik prej ktu, tybe edhe hiq ska randsi me kend, randsi ka me u martue me letra e me jetue si boss qofte edhe ky boss baushtelle.Bash u bana gati per qejfi, u lyjta e u vesha per qejfin tem qe t’ndina mire me veten, e qe n’mendjen e t’tjerve kjo do t’thote mu vesh e me u ly per djemte qe kane dal n’qytet..Vera asht e mbushun plote ktu te na, mezi e gjan nji vend me naj lokal me u ule, po thom mezi se zakonisht djemte dalin ma heret e i mbushin vendet. Cka asht ma interesant, pavarsisht sa shume me u “vesh e me u ly” per ta, ata as qe e marrin mundimin me ta dhane ulesen n’lokal me u ule edhe pse ti si gru rri n’kambe edhe i kshyr prej betit se sa t’pa civilizum jane “burrat” e qytetit tand.Nejse, ulemi pas disa minutav edhe vendosim me u knaqe qashtu qysh kemi dashte prej kur jemii nis.

Nji mike e jemja qe jeton jashte e asht rrit ndryshe po porosit nji birre, ku direkt pritet reagimi i nji mikes teme me kulture province qe po ja ngre vetullat me habi, e une po ja shkeli synin tu i dhane shenje qe asht “Okej”. Vje kamarieri i cili patjeter, me natyrshmerine e tij, birren po ja drejton nji mikut qe pate ardhe me na pershendet per pak, se kamarierit kurreqysh nuk ja ka marr mendja se femra bahet aq e guximshme me porosite birre ne nji vend me kulture t’tille.

Me miresjellje ironike ja mora birren dhe ja drejtova mikes, duke ia ba me dije qe edhe kjo mundet me ndodhe te na.Nisem me fol, me qeshe e me kcy, kur paprit po e shoh dikend mbrapa meje duke u shty kah ana e jone dhe aspak si vuna faj se lokali ishte mbushun ma dhe ishte ngushte per secilin, ama me kohe nisa me e kuptue perversllekun e tij i cili po verehej kur ai e kthente koken me na pa e biles edhe me lshue fjale..nji “burre” 40-e dicka vjet po mundohej me “gjujt” dicka pa turp hic, trupmadh e turpvogel.

“O axhë, po, bash axhë e qujta, (per me i tregue qe hiq nuk e ka vendin me nji lokal t’mbushun me njerez prej 17 deri n20-e dicka vjet..) shtyhu pak ma andej se po t’lshon zemra”..e shokte e tij nisen me qesh e ky, bile as nuk u skuq ama e pashe qe nuk u ndi mire hiq..e na vazhdum me u knaqe qashtu duke lane “murgeshat e hoxhallaret” me gjykue per qejfin tone.

Murgesha qe bajne te zeza m’sheftas, e luten haptas. Hoxhallare badihavgji me kokerr ditunie, e facera e intelektuala n’publik. Ata te cilet edukohen per me gjyku dhe nuk vetedukohen per me i pa gjanat me nji sy tjeter, ata qe t’gjykojne permes punes qe ban, ta vejne ne dyshim edukimin dhe zgjuarsine qe mbane vec permes nji veprimi, ata qe thojne gjithcka e nuk dijne asgja.Nates i vijke fundi n’lokalin ku qendrum e vendosem me ike n’shpi po para se me ike deshtem me e pa qytetin t’cilin po e pe nga larg asht bukuri e nga afer e mbushun shemti nga mileti..qashtu tu ece, grumbulli i njerezve shkaktone zhurma me muhabete t’shumellojshme ku po e shoh nji qike e veshun me nji fund e nji bluze qe ia tregonte linjat trupore t’bukura te cilat ajo i kishte veshe “per me ra n’sy” e qe natyrisht, disa djeme nuk po e lenin rehat tu e ngacmue.” Kshyre kjo qe nuk m’ka pranu n’instagram, pse mori spo fol..qysh po i keshet”- “Jo bre, spo i keshet, as sje ka i pelqen hiq! Kush ta rriti vetbesimin me mendue qe krejtve ke me i pelqy ti?”- i thashe une edhe pse ndoshta, hiq nuk m’ka takue me i thane por, e pashe qe qika mu falemnderue me sy e per ate u ndjeva mire..e disa t’tjerve anash ndoshta skena ka mujte me ju dok sikur une po flirtoj me nji “krijese” te tille..

Nji nate e mbushun me mllef nga shumecka, e me shume ndihem e mllefosun se na, qishtu kemi me jetue per gjate, e kjo m’ban mu revoltue. Kjo nuk ashte proteste, kjo ashte lufte per egzistence sepse egzistenca e nji qenie femerore po shkaterrohet duke i etiketu ne shume emra, e askush nuk po cohet me e ndale e me i thane BOLL!Boll, i late grate nen hijen e t’bamunit vetem gjanat qe jane t’lejume ne “regulloren” e grave. Boll, ju gra, te cilat i mshefni qejfet e juaja shkaku qe “keni me mete n’dere” veq pse ti vishesh qysh ti ndjehesh ma mire, qesh, kcen e knon kur ti don vete. Boll, jetuat jeten qe “normaliteti provincial” ua ka imponue me jetu.Une, po thom boll! Une, qe po ngritem me fol per keto gjana, une qe po marr guximin me i thane fjalet e seciles “kurve” qe jeton jeten e vet sepse “KURVE” asht ajo qysh ju na etiketoni neve per ate qe ne jetojme. Ate jete, qe nuk ja kam borgj asnji “burri” dhe asnji grue! Une kam me e luftue, kam me fol qe neser mos me fol bija jem e cila du me jetu e lire pa u ba merak se kush ka me fol per ate..pa e mendu se a asht veshe pak apo asht desh shume. Ajo du me jetu qysh duhet e don me jetu. Po, qikjo asht deshira e nji “kurve”. E ju, vriteni po mundet!

Baby Boo