Derkovski: KSHZ-ja nuk është kompetente për ndryshimin e kufijve të njësive zgjedhore


Komisioni shtetëror i zgjedhjeve pas marrjes së azhurnimit të fundit ligjor të Listës zgjedhore më 1 dhjetor të vitit 2019 deri te ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe deri te Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka dërguar njoftim, në të cilat i informon se votuesit në Njësinë e dytë dhe të gjashtë zgjedhore e tejkalojnë limitin e lejuar prej pesë për qind, ndërsa numri i votuesve në Njësinë e tretë dhe të katërt zgjedhore është në limitin e lejuar ligjor. Anëtarët e KSHZ-së janë decidë se ata janë të obliguar t’i njoftojnë ligjdhënësit, por jo edhe të bëjnë ndryshim të njësive zgjedhore.

Në deklaratë për MIA-n, kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski thotë se Kodi zgjedhor në nenin 175 i konfirmon kufijtë e njësive zgjedhore dhe shtrirjen e vendeve dhe komunave dhe sipas kësaj dihet se në çfarë procedure dhe kush është i autorizuar në shtet të propozojë ndryshime të ligjeve.

“Ajo është Qeveria si propozues i autorizuar, deputetë ose grupe të deputetëve në Kuvend. KSHZ-ja në këtë situatë nuk ka kurrfarë kompetenca. Komisioni pas marrjes së gjendjes çdo muaj ka për obligim t’i njoftojë organet kompetente për gjendjen në Listën zgjedhore, respektivisht për atë çka është plus/minus pesë për qind tejkalim ose jotejkalim dhe atë KSHZ-ja ta bëjë. Tjetër nuk mund asgjë të bëjë”, tha Derkovski.

Gjendja e fundit prej dhjetorit të vitit të kaluar tregon në atë se duhet të bëhen ndryshime në katër njësi zgjedhore, përveç në të parën dhe të pestën. Sipas njoftimit të fundit të KSHZ-së, tejkalimi në Njësinë e gjashtë është 8,60 për qind, ndërsa në të dytën 5,74 për qind. Ndërsa numër më të vogël të votuesve ka në Njësinë e katër zgjedhore dhe atë 6,36 për qind dhe në Njsëinë e tretë zgjedhore për 7,64 për qind.

Kryetari i KSHZ-së thotë se edhe deri tani janë mbajtur zgjedhje pa u intervenuar në këtë pjesë dhe vlerëson se nuk ka kurrfarë pengese dhe tani me njësi të tilla zgjedhore të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por megjithatë e përmend faktin se a munden apo jo të mbahen zgjedhje me njësi të tilla zgjedhore, varet nga propozuesit e autorizuar.

Në KSHZ nuk kanë informatë kur dhe nëse ndryshimet e Kodit zgjedhor, për çka u formua grup punues në Ministrinë e Drejtësisë, të dërgohen deri te Kuvendi, që ato të miratohen para shpërbërjes së tij javën e ardhshme dhe të vlejnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Baby Boo