Deri të premten kryesisht rreze dielli


Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor dhe jugperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 9 deri në 17, ndërsa maksimalja prej 24 deri në 31 gradë Celsius.

Në Shkup mot me diell, kryesisht me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë.

Në dy ditët e ardhshme do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të ulëta deri mesatare dhe rritje të lehtë të temperaturës ditore. Të shtunën kah fundi i ditës dhe të dielën do të ketë paraqitje lokale të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtër.

Baby Boo