Deri nesër shkupjanët mund të aplikojnë për pagesën me këste të borxhit të ujit dhe kanalizimit


Ujësjellësi dhe Kanalizimi në Shkup bën të ditur se nesër përfundon afati për pagesën me këste, të borxhit ndaj kësaj kompanie.

Kjo kompani u bën thirrje banorëve të Shkupit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, sepse kamata nuk përfshihet në pagesë.

Marrëveshja për pagesën e borxhit me këste bëhet për një periudhë 24 mujore të pagesës së ratave./Telegrafi

Baby Boo