Deri në shtator nuk fillon me punë Jugohromi (video)


Edhe në muajin qershor kombinati Jugohrom nuk do të fillojë me punë.Këtë e kanë
pohuar edhe drejtues të këtij kombinati por edhe nga sindikata e puntorëve.Ata
thonë se ende punohet në ndërtimin e stacionit të filtrimit dhe punët duhet të
përfundojnë në muajin shtator.Nga drejtoria e kombinatit thonë se pritet që të
fillohet shumë shpejt me vendosjen e konstruksionit metalik të filtër stacionit.“
“Kompania e kontraktuar tashmë ka filluar edhe me montimin e
konstruksionit, e cila do të përfundojë në qershor.Më pas fillon edhe
inkorporimi I ventilatorëve dhe pjesëve tjerë.Fillimi me punë I furrave 7 dhe
8 pritet që të startojë në shtator të këtij viti”, ka thënë drejtori I kombinatit
Gjatë uikendit të shkuar, zëvendësministri për Ambient Jetësor dhe Planifikim
Hapësinor Jani Makraduli ka thënë se Jugohrom nuk do të fillojë të punojë në
afatin e paraparë sepse nuk ka plotësuar kushtet ekologjike.Sipas përllogaritjeve
vendosja e filtrave në furrat 7 dhe 8, së bashku me sistemin tjetër gjithsej kushtojnë
12 milion euro.Sipas ambientalistëve me mbylljen e Jugohromit u vërtetua
bindshëm që qyteti i Tetovës dhe rrethina janë 60 përqind më pak të ndotur.Por ata
thonë se pavarësisht premtimeve, kryesorja është se Jugohrom pa vendosur filtrate
nuk mund të rifillojë me punë.
“Në bazë të informacioneve që Eco Guerilla ka marrë nga takimet në Qeveri
dhe në Ministrinë e Mjedisit, Jugohrom e ka humbur lejen e punës, dhe për
momentin është në pikën zero sa i takon kësaj çështjeje. Ata nuk do ta marrin
lejen për të rifilluar me punë deri kur të kenë plotësuar të gjitha standardet
ekologjike, siç parashihen dhe me ligjet e rregullativat në fuqi”, ka deklaruar
Arjanit Xhaferi, nga Lëvzija Eco Guerilla.
Përndryshe, Jugohrom ndaloi së punuari në muajin nëntor të vitit 2016, kur
Inspektoriati Shtetëror për Ambient Jetësor, dha vendim që të ndalojë prodhimin
për shkak të mos respektimit të afateve për vendosjen e sistemit të
filtrimit.Pikërisht ky kombinat ishte cilësuar si një nga ndotësit më të mëdhenj në
rajonin e Pollogut, sidomos Tetovën, duke bërë që ky rajon të ishte ndër më të
ndoturit në evropë dhe botë.Pas mbylljes së Jugohromit që rreth 700 puntorë
kërkojnë zgjidhjen e fatit të tyre pasi që siç shprehen ata, kanë ngelur pa punë.

Baby Boo