Deri në fund të vitit duhet të paguhet K-15-ja – sa para do të marrin mijëra punonjës


Shuma minimale për K-15 është rreth 14.700 denarë (40 për qind nga paga mesatare në tremujorin e fundit), ndërsa shuma maksimale është 100 për qind e pagës mesatare, pra pak më shumë se 36.850 denarë.

Fundi i vitit është afati ligjor kur kompanitë dhe punëdhënësit kanë detyrimin për të paguar regresin apo e ashtuquajtur K-15.

Sipas ligjit, çdo punëmarrës me të paktën gjashtë muaj shërbim të vazhdueshëm pranë punëdhënësit ka të drejtën e K-15, pavarësisht nëse është për një kohë të caktuar apo të pacaktuar.

Shuma minimale për K-15 është rreth 14.700 denarë (40 për qind nga paga mesatare në tremujorin e fundit), ndërsa shuma maksimale është 100 për qind e pagës mesatare, pra pak më shumë se 36.850 denarë.

K-15 prej 10.000 denarë këtë vit për herë të parë marrin 138.000 punëtorë në sektorin publik, ndërsa disa sektorë si policia, shëndetësia, arsimi, ndërmarrjet publike tashmë kanë paguar K-15 për punëtorët e tyre.

Nga viti i ardhshëm shuma e K-15 në sektorin publik do të jetë 30 për qind e pagës mesatare, përkatësisht rreth 13.000 denarë.

Baby Boo