Deri më 6 shkurt duhet të mbarojë përzgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Antikorrupsion


80 kandidatë janë paraqitur në konkursin për anëtarë të Komisionit për antikorrupsion, ndërsa pas përzgjedhjeve të para kanë ngelur vetëm 58 kandidatë.

Nga konkurrenca kanë rënë 21 kandidatë për shkak të mos kompletimit të dokumentacioneve ose arsimit joadekuat”, tha deputeti i LSDM-së Muhamed Zeqiri, i cili sot gjatë takimit të Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve u zgjodh për kryetar të këtij trupi.

Komisioni përzgjedhës nesër do të vazhdojë me punë dhe do të bëjë edhe një kontroll të aplikacioneve.

“Do të punojmë çdo ditë edhe të shtunën edhe të dielën, që më 6 shkurt të mbarojmë me përzgjedhjen e anëtarëve për Komisionin Shtetëror. Nuk pres që mos të ketë pajtueshmëri në lidhje me përzgjedhjet, sepse të gjithë duam që puna të mbarojë”, tha Zeqiri.

Ai pret që Komisioni përzgjedhës që ta mbaroj punën deri më 6 shkurt, që më 7 shkurt të zhvillohet Komisioni amë kuvendar për çështjen e të zgjedhurve dhe të emëruarve e cila duhet të konfirmojë kandidatët, me çka propozimi do të paraqitet në seancën plenare./Telegrafi/

Baby Boo