‘Der Spiegel’ shkruan për Blerim Xhemailin dhe simbolin “L”


Pas golit të tij spektakular kundër Kosta Rikës, Blerim Xhemaili kreu shenjën “L” me dorën e djathtë. FIFA një ditë më parë kishte dënuar me gjobë dy bashkëkombasit e tij Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, për shkak të shqiponjës dykrenore.

Dhe tani përsëri një gol nga lojtari me origjinë shqiptare. Por Xhemaili nuk kreu shqiponjën dykrenore por shenjën “L” për të përshëndetur djalin e tij Luan. Për këtë Xhemaili shpërtheu në lot. Nga fundi 2017 ai me ish bashkëshorten Erjona Sulejmani zihen për të drejtat e kujdestarisë ndaj djalit.

“Fillimisht kërkoja që topin ta gjuaja me kokë, por unë jam i dobët me kokë, kështu që vendosa të veproj ndryshe,” thotë ai për “Der Spiegel”.

Karriera e djalit nga Tetova nuk ka qenë tepër shpresëdhënëse që nga fillimi, megjitatë, tani krahas Xhakës dhe Shaqirit është ndër talentet më të mëdha helvetë. Pa golin e tij kundër Kosta Rikës, Zvicra nuk do shkonte më tej.

“Për Petkovic më e rëndësishme është që lojtarët e tij të aktivizohen sa më shpesh në klubet e tyre. Dhe te unë është njëri rast,” thotë 32 vjeçari për lojën e tij të shpeshtë në Kombëtaren Helvete.

Ai pati një shansë decizive në pjesën e parë kundër Suedisë, por shansa mbeti e parealizuar. Me humbje minimale ndaj nordikëve, Zvicra largohet nga ky botëror – duke mos mundur të shkojë në një çerekfinale prej 64 vitesh.

Baby Boo