Deputetja ukrainase për çeçenët: Këtu nuk jeni në xhihad, nuk do të falet as namazi i xhenazes tuaj


Deputetja ukrainase, Irina Friz, ka dërguar një mesazh pasi ushtarët çeçenë iu kanë bashkuar Vladimir Putinit në agresionin kundër Ukrainës.

“Do të vriteni në Ukrainë, e dimë se Putini iu përdorë si këlyshë. Putini dëshiron ju të vriteni së pari. Ky nuk është xhihad”, ka shkruar deputetja.

Ajo më tutje përmendi se armët që kanë marrë nga një shtet mysliman do t’i vrasin ata.

“Disa prej jush tashmë veç janë vrarë nga dronët e Turqisë myslimane që ia ka dhënë Ukrainës”, shkroi deputetja ukrainase.

Ajo tha se për çeçenët do të vdesin pa ritualet e tyre fetare.

““Nuk do të falet as ‘namazi i xhenazes tuaj’. Shikoni hartën e Ukrainës, jemi një vend i madh. Asnjë prej jush nuk do të kthehet i gjallë në shtëpi”, shkroi ajo.

“Familjarët tuaj nuk do t’iu kujtojnë në lutjet e tyre. A dëshironi t’ju dënojë Allahu? Atëherë ejani në Ukrainë!”, shkruan politikanja ukrainase.

Ajo shkon më tutje duke thënë se rusët e vrarë Putini do të i zhdukë në krematoriume, ndërsa çeçenët do të mbesin zvarrë rrugëve, dhe do i hanë kafshët.

“Kufomat tuaja do të jenë të shtrira rrugëve, qentë dhe derrat do t’i hanë kush do të ketë kohë, ushtarët rusë të Putinit do të digjen në krematoriume”, shkroi ajo në Facebook.

Baby Boo