Deputeti Neziri i ASH-së: Takimi i Taravarit nuk është legjitim, kishte më pak se 40 anëtarë


Koordinatori i grupit parlamentare të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Adnan Neziri ka komentuar takimin e djeshëm të grupit të Arben Taravarit në Kumanovë.

Sipas tij, takimi nuk ishte legjitim.

“Sipas statutit të partisë dhe sipas informacioneve tona atje, kanë qenë më pak se 40 anëtarë. Ajo që thonë ata, nuk janë numra real dhe aj takim nuk ishte Kuvend i partisë sepse në pajtim me statutin Kuvendin mund ta thirr vetëm kryetari. Kuvend legjitim i ASH-së, ai i së shtunës që është thirr në ora 13:00”, ka deklaruar Neziri.

Ndryshe sot në Kuvend në rend dite është shkarkimi i ministrave të ASH-së, të cilët i dhanë përkrahjen Taravarit.

Baby Boo