Deputeti në Kuvendin e RMV-së, Apasiev: “Mbështetje për serbët e shtypur në Kosovë”


Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe njëherit kryetar i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës. Në një postim në Facebook, ai ka shprehur mbështetje për serbet e Kosovës.

“Mbështetje për serbët e shtypur në Kosovë dhe Metohi”, (sic) ka shkruar Apasiev.
Ndryshe, apasiev në Maqedoni njihet si mbështetës i Rusisë dhe kundërshtues i politikave të vendit për anëtarësim në NATO dhe BE. Ai gjithashtu ka deklaruar se nëse vjen në pushtet, do të angazhohet për shfuqizimin e njohjes së Kosovës nga Maqedonia e Veriut.

Baby Boo