Deputeti izraelit bën thirrje “të përdoren plu*mba të vërtetë në ndërhyrjen kundër palestinezëve”


Deputeti Itamar Ben-Gvir, i cili shquhet me pikëpamjet e tij të ekstremit të djathtë në Parlamentin e Izraelit (Knesset) ka deklaruar se duhet të lejohet përdorimi i pl* umbave të vërtetë kundër palestinezëve që rezistojnë ndaj su lmeve izraelite në Kudsin Lindor.

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Ben-Gvir tha: “Policët që rre *zikojnë jetën e tyre, duhet të hapin zjarr dhe nuk duhet të merren me mënyra të zakonshme për të shpërndarë pro testat”.
Deputeti izraelit Ben-Gvir ndër të tjera në postimin e tij thekson se “Duhet të lejohet që policia izraelite të përdorë ar më zja rri kur ajo përballet me sulmet me gurë dhe shishe nga prote stuesit palestinezë”.

Kudsi Lindor nën pushtim, është bërë skenë e ditëve të tensionuara për shkak të kërc ënimit me migrimin e detyruar ndaj palestinezëve që jetojnë në lagjen Sheikh Jarrah. Po ashtu tensionin në qytet e rrisin edhe sulmet e policisë izraelite në Xhaminë Al-Aksa.
Policia Izraelite mbrëmë ndërhyri me plu mba plastikë dhe bo mba zhurmuese ndaj besimtarëve në Xhaminë Al-Aksa gjatë namazit të teravive. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze ka njoftuar se 205 palestinezë ishin plagosur për shkak të ndërhyrjes së policisë.

Baby Boo