Deputeti i VV’së publikon foton me Vjosa Osmani: Prekne hunen, veç po na rritni dashninë


Deputeti i VV’së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me partnerën e tyre në koalicion, Vjosa Osmanin e LDK’së, ndërsa thotë se duhet t’u urohet vetëm punë e mbarë, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai thotë se të tjerët që i shajnë, vetëm po ua rrisin dashurinë.

“Sa ma shumë po na shajnë, veq çka po na e rrisin dashninë!
Veq prekne hunën për far t’msyshi, se për sene tjera veq mundeni me thanë “puna mbarë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Qeveria Kurti nuk është votuar ende, dhe se Kuvendi ka shkuar në pauzë një orëshe.

Baby Boo