Deputeti i VMRO-së hedh ak*uzën: Politikanët nga pushteti janë vaksinuar kundër Covid-19


Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, ka deklaruar se procesi i vaksinimit është ndërprerë në mungesë të vaksinave. Ai tha se stomatologët janë njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshëm të procesit të imunizimit.

“Nuk ndalojë lajmet në opinion se janë vaksinuar funksionarë të lartë dhe përfaqësues qeveritar. Dyshimi është se ku janë vaksinuar, në shtetin tonë apo shtetet tjera. Dyshimet se vaksinimi po keqpërdoret, më saktësisht se janë vaksinuar politikanë nga pushteti, duhet të zbardhet. Nuk mund dhe nuk guxon të mos ketë vaksina për punëtorët shëndetësor, ndërsa të ketë për politikanë nga pushteti. Në interes të shëndetit publik ap*elojmë informacionet për atë se kush është vaksinuar të deklasifikohen”, ka deklaruar deputetit Mile Lefkov.

Ai ka thënë se ata si deputetët të VMRO-së, do të dërgojnë kërkesë të posaçme deri tek Komisioni në kuvend për shëndetësi të kërkoj nga Ministria e Shëndetësisë të dihet saktësisht kush është vaksinuar deri tani kundër koronës.

Baby Boo