Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati: Albin Kurti është kryehajn


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, e quajti kryeministrin Albin Kurti kryehajn, ndërsa foli edhe për “4-5 hajna” në kabinetin e Qeverisë.

Duke folur për punën e Qeverisë, ai deklaroi të mërkurën në Kuvend se deputetët janë përfaqësues të popullit, por kryeministri është hajdut që ka keqpërdorur miliona euro.

“…Kryehajni është këtu Kurti…Ju nuk jeni, ju jeni përfaqësues të popullit. Këta nuk iu lënë juve të hyni në tall. Janë 4-5 vetë që kanë menaxhuar me 300-400 milionë. Këta një ditë ikin, shkojnë në Norvegji a diku dhe ju lënë në baltën e paligjshmërisë”, deklaroi Kastrati, derisa po fliste për arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Deputeti i partisë opozitare tha se Kurti është i detyruar ta mbrojë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që dyshohet për keqpërdorime, pasi sipas Kastrati, “Martini ua qet faqen e zezë”.

Qeverisjen e Kurtit, Kastrati e quajti masakër dhe gjakderdhje financiare. Në anën tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, deklaroi se vendi po vuan nga padrejtësia dhe siç tha ai, institucionet e drejtësisë janë të koordinuara.

S’kemi drejtësi të re, vazhdon të jetë e njëjta. Drejtësia po bën padrejtësi ndaj një qeverie që po dëshiron të ndryshojë”, shtoi ai.

Ndërsa, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj, tha se deputetët e partisë në pushtet nuk duhet ta mbrojnë të keqen, ndërsa i bëri thirrje Qeverisë që t’i lë organet e drejtësisë të punojnë.

“Doli Martini, në vend që t’iu vjen marre dhe të lini drejtësinë të kryejë punën ne vet, nga presidentja deri te ministrja, kanë dalë dhe e kanë mbrojtur. Doli Nagipi, të gjithë e mbroni Nagipin… Mos e mbroni të keqen sepse s’besoj se të gjithë jeni të përfshirë nkëtrë të keqe. lini prokurorinë dhe organet e drejtësisë t’i kryejnë punët e tyre”, shtoi ai para deputetëve.

Me diskutimin e deputetëve u përmbyll seanca e së mërkurës.

Baby Boo