Deputeti i LSDM votoi kundër marrëveshjes për emrin, ja kush është? (FOTO)


Edhe në radhët e Lidhjes Social Demokrate Maqedonase (LSDM) kishte një deputet që votoi kundër marrëveshjes për emrin, që u arrit fundjavën e kaluar në Prespë. Bëhet fjalë për deputetin Ferid Muhiq, i cili votoi kundër propozim-ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së emrit me procedurë të përshpejtuar, informon INA.

Votimi i tij evidentohet edhe në listën e deputetëve të Kuvendit, ku nga 109 deputetë të pranishëm, 69 votuan për, dhe 40 kundër. Muhiq ka theksuar se është kundër votimit të shpejt të kësaj marrëveshje. Ai ditë më parë u shprehë edhe kundër kritikave të krerëve të BE-së në adresë të presidentit Gjorgje Ivanov.

Ditë më parë, deputeti dhe profesori Ferid Muhiq nga foltorja e Kuvendit dërgoi protestë edhe ndaj deklaratës së komisionarit për zgjerim Johanes Han.

“Jam i irrituar nga deklarata e djeshme arrogante e Johanes Han në llogari të presidentit të një shtetit sovran si që është Maqedonia. Nuk mund t’i jep leksione askush presidentit të shtetit, pa dallim cili mund të jetë qëndrimi”, ka thënë Muhiq.

Baby Boo