Deputeti i LDK-së, Avdyli: Edi Rama është pjesë e pazareve politike për ndarjen e Kosovës


Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama që është i involuar në procesin e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Projekti i shkëmbimit të territoreve është projekt i Xhinxhiqit dhe i Vuçiqit, i ndihmuar edhe nga Edi Rama që është i kyçur në këtë pazar”, ka thënë Avdyli, njofton Klan Kosova.

“Pjesë e pazareve është edhe Edi Rama që është në kontakt me Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiqin. Vuçiq po i thotë opinionin e tij para të gjithëve: Neve na more Kosovën, tash për t’i përmirësuar marrëdhëniet, duhet të na ktheni diçka dhe ky kthim është veriu”.

Avdyli ka thënë se subjekti politik që i takon nuk është kundër që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën./Pacensure