Deputeti i BDI-së nuk shkoi në gjyq, ja arsyet?!


Seanca e sotme gjyqësore për lëndën “Titanik 3” është anuluar, pasi i akuzuari Ejup Alimi nuk mori pjesë në seancë për shkak të angazhimeve të tij në Kuvend.

Deputeti i BDI-së Ejup Alimi, ka thënë se e ka patjetër të jetë prezent në Kuvend, pasi sot në rend dite është ratifikimi i marrëveshjes me Greqinë.
Seanca e radhës është planifikuar më 28 qershor, në të cilën do të dëgjohen dëshmitarët e këtij rasti.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të akuzuarit Ejup Alimi dhe Ismet Guri akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor në Komisionin Komunal Zgjedhor.

Baby Boo