Deputeti i AAK’së rezulton pozitiv me koronavirus


Deputeti i AAK’së, Rasim Selmenaj ka rezultuar pozitiv me koronavirus, këtë e ka bërë të ditur vetë deputeti.

Ai ka bërë të ditur së para pak çasteve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është njoftuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Selamanaj ka thënë se ka pesë ditë që ka simptoma të lehtë të koronavirusit, megjithatë thotë se ndjehet mirë.

Ai tutje ka bërë të ditur së është në vetëizolim.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Qytetarë të nderuar!

Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur per rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qen per testin e dy korrikut!

Para pak qasteve më thirren nga instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv!

Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë! Besoi se do ta kaloi edhe këtë sfidë!
Nga sot jam në vetëizolim!

https://www.facebook.com/RasimSelmanajOfficial/posts/3028971090533831

Baby Boo