Deputetët nesër do të votojnë për drejtoron e ATO-s


Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime nesër do të mblidhet për zgjedhjen e drejtorëve të disa institucioneve dhe anëtarëve të komisioneve, në mesin e të cilave janë edhe për Agjencinë Teknike Operative (ATO) dhe Revizionit Shtetëror, njofton Portalb.mk.

14 kandidatë janë paraqitur në shpalljen për drejtor të Agjencisë së re për përgjime ATO.

Në mesin e të paraqiturve janë edhe profesori universitar për siguri, Stefan Buxhakovski, ekspert i fushës së krimit kibernetik, ish agjenti i cili i nxori “bombat” nga DSK, Gjorgji Llazarevski, Dimitar Bogatinov, ekspert i fushës së krimit kibernetik, kolonel Dragan Kovaçki, ish udhëheqës i shërbimit për Kundërzbulim Ushtarak.

Që të zgjedhet drejtori i ATO-s, është e nevojshme mbështetje 2/3 nga deputetët. ATO duhet që të fillojë me punë në nëntor.

Pritet që komisioni të dorëzojë propozim – vendim për emërim të vendimit për lartësinë e kompensimeve të deputetëve për shfrytëzimin e automjeteve personale për qëllime zyrtare dhe kompensim të harxhimeve për pikëpagesat rrugore si dhe të miratojë vendim për konstatimin e lartësisë së kompensimit për deputetët që do të marrin banesë me qira.

Baby Boo