Deputetët e VV-së vizitojnë familjet e vik*timave të aks*identit tr*agjik në Kroaci


Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje sot vizituan familjet e vik*timave të tragjedisë së aks*identit të djeshëm në Kroaci.
Kështu ka njoftuar Mimoza Kusari – Lila përmes një postimi në Facebook.
Kusari – Lila u shpreh se do të qëndrojnë afër tyre në këtë ditë të rënda.
Ajo po ashtu e vlerësoi ndihmën e shtetit kroat për reagimin e shpejtë.

Postimi i plotë:
Në ditën e zisë shtetërore, sot bashkë me disa nga deputetët e Grupit Parlamentar Lëvizja Vetëvendosje vizituam familjet e viktimave të tragjedisë së aksidentit të djeshëm. Me ta ndamë dhimbjen dhe treguam respektin e gatishmërinë tonë për të ju qëndruar afër në këto ditë të rënda për ta dhe gjithë bashkombasit tonë kudo që janë.
Vizitat i filluam në, Pakashtice, komuna e Podujevës tek familja Rrustemi, për të ndjerin Sevdail Rrustemi i cili ishte në Gjermani me familjen e tij. Sevdaili është i vetmi që humbi jetën nga familja e tij në aksident, ndërsa të mbijetuar janë bashkëshortja dhe dy djemtë e tij.

Vizitën pastaj e vazhduam në Lipovec, komuna e Gjakovës, tek familja Kolmekshaj për të ndjeren Leonora Kolmekshaj, e lindur në Junik dhe e martuar në Gjakovë. Leonora ishte bashkë me fëmijët e saj në kthim për Kosovë, të cilët fatmirësisht shpëtuan nga ky aksident.
Familja Sylmetaj ka hapur të pame për djalin e tyre, Naser Sylmetaj, i cili ishte vozitësi i dytë në autobusin i cili u aksidentua. Naseri vdiq në vendin e tij të punës.

Po aq e rëndë ishte vizita në fshatin Devë, komuna e Gjakovës në familjen Binakaj, për vajzën 19 vjeqe, Erlinda Binakaj dhe të ëmën Valentina Binakaj.
I rëndë është çdo moment i kësaj dite e të rënda do të jenë ditët tjera për familjet e viktimave, të lënduarve dhe atyre që ishin dëshmitarë të kësaj tragjedie. Por, po aq e madhe ishte mbështetja e shtetit Kroat, e të gjithëve që reaguan shpejt dhe do të vazhdoj mbështetja e Qeverisë së Kosovës dhe të gjitha institucioneve të vendit tonë.
Të angazhohemi që kurrë më mos të përsëriten situata dhe tragjedi ku humbin jetë të pafajshme.

Baby Boo