Deputetët e pavarur të OBRM-PDUKM-së do t’i ofrojnë trupit koordinues për pajtim Propozim-ligj për amnisti


Amnisti të plotë për për pjesëmarrësit indirekt në ngjarjet e 27 prillit dhe gjetjen e mundësive të juridike për rikualifikimin eventual të veprave të të përfshirëve drejtpërdrejt, janë një pjesë e propozimeve që grupi i pavarur i grupit kuvendar i OBRM-PDUKM-së do t’i propozojë trupit koordinues për pajtim në mbledhjen e parë që do të mbahet ditën e mërkurë.

Anëtarët e këtij trupi janë të bindur se është e mundur të realizohet amnistia selektive , përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM-ja edhe më tej refuzon të merr pjesë në punën e këtij trupi ndërsa sot Kuvendi i Maqedonisë me 59 vota “kundër” dhe 25 “për” refuzoi propozimin e tyre ku kërkohej amnisti të plotë për të gjithë pjesëmarrësit e ngjarjeve të 27 prillit.

Anëtarët e trupit koordinues për pajtim janë optimist se do të arrihet marrëveshje ndërsa versioni përfundimtar i ligjit do të sillet ka mesi i muajit dhjetor.
Baby Boo