Deputetët do të punojnë nga shtëpia? Opozita nuk pranon punë online të Kuvendit


Pikërisht për shkak të masave mbrojtëse nga Covid-19, deputetët mandatin e tyre e filluan në sallën e re me kupolën e madhe. Edhe pse mbajnë distancë fizike, kryeparlamentari Talat Xhaferi me ide që deputetët të mos vijnë në punë dhe parlamenti të funksionojë me punë online. Kjo gjë është kundër Kushtetutës dhe e papranueshme thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Prej atje këtë e vlerësojnë si tentim për ta heshtur opozitën në seancat që udhëhiqen në Kuvend.

-Nuk është e mundshme të ketë Kuvend online, në fakt puna e vetme dhe poenta është të shkohet në Kuvend që të mund të gjithë deputetët atje personalisht të tregojnë dhe të prononcohen sipas mënyrës që është paraparë edhe me Kushtetutë edhe me Rregullore. Detyrë e të gjithë shërbimeve profesionale, duke kyçur edhe Kryetarin e Kuvend, është që të mundësojnë kushte për punë në Kuvend,- tha Igor Janushev, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Me qëndrim të kundërt është koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitrevski i cili thotë se duhet të sillet Kuvend online veçanërisht nëse ndodh që dikush prej deputetëve të infektohet me Kovid-19 ose duhet të shkojë në izolim.

-Një i sëmurë, pa dallim a bëhet fjalë për deputet ose i punësuar në Shërbimet parlamentare mund të vendos në izolim të gjithë deputetët dhe gjithë Kuvendin. Mënyra e vetme është puna online ose puna nga distanca. Shembuj të tillë ka në shumë vende. Që të zbatohet kjo te ne, ka disa mundësi përmes ndryshimit të Rregullores, rregullore e përkohshme, vendim për punë në situata të tilla dhe ngjashëm,-deklaroi Jovan Mitrevski, koordinator i LSDM-së.

Mbajtja e seancave online nuk është e pranueshme as për ASH. Xhaferi të punojë sipas Kushtetutës dhe Rregullores, tha lideri i kësaj partie dhe deputet, Ziadin Sela.
-Nuk vjen parasysh. Kjo është anti kushtetuese dhe me Rregullore dihet si mbahen seancat dhe çdo përpjekje për të heshtur zërin e popullit, nuk do të pranohet nga ana jonë. Xhaferi le të kryej detyrën që e ka marrë dhe propozimi i tillë për ne nuk është i pranueshëm në asnjë mënyrë, theksoi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Kreu i kuvendit Talat Xhaferi e përmendi këtë ide gjatë takimit me ambasadoren e Britanisë së Madhe Rejçel Galovej që u mbajt këto ditë në Kuvend.
-Të përballur me sfidat e pandemisë me Kovid-19, të gjithë së bashku do të duhet në mënyrë konsensuale të përpilojnë bazë për rregulloren për mundësinë për punë të Kuvendit nga distanca, posaçërisht për votimin nga distanca, për shkak se pasiguria me pandeminë në periudhën vjeshtë dhe dimër është e madhe dhe kërkon vendosjen në dispozicion të gjithë kapacitetet për përballjen me këto rreziqe, siç është sjellja e rregullave të përkohshme për punën e Kuvendit në gjendje të jashtëzakonshme,- pohoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Që të zbatohet puna nga distanca për deputetët, do të duhet të sillen ndryshime të Rregullores së Kuvendit. Edhe pse për punën e deputetëve mund të sillet ndonjë vendim i përkohshëm, por për votimin nevojitet miratimi ndryshimeve të Rregullores së Kuvendit ku në të është paraparë se si mund të votohet, me shtypjen e butonit ose ngritjen e dorës. Për shkak se për ndryshim të Rregullores nevojitet konsensus prej të gjithë partive politike, Xhaferi këtë çështje do të hap në koordinim me grupet e deputetëve.

Baby Boo