DEPUTETË TË VMRO-SË AKUZOJNË KRYEMINISTRIN PËR “TRADHTI NDAJ KOMBIT” (VIDEO)

Fyerjet personale dhe akuzat për tradhti ndaj kryeministrit Zoran Zaev ishin në fokus të pyetjeve të deputetit  të VMRO-DPMNE-së, Kërsto Jovanovski, në seancën e sotme për pyetje deputetësh. Në mundësinë për të kërkuar llogari nga kryeministri Zaev, deputeti Jovanovski ka shprehur edhe akuza se po punon në dëm të identitetit dhe shtetit maqedonas.

Baby Boo

KËRSTO JOVANOVSKI, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË
“Ndërsa sot kur tradhtia juaj është verifikuar dhe nënshkruar me nënshkrim nga dora e mallkuar, tashmë nuk ka vend për dyshim. Interesxhinjë, nuk mund ta shohin këtë tradhëti tuajën. Ju sot jeni tradhëtar të padyshimtë, vetë të verbër ose njerëz skajshmërisht tendencioz. Ju në histori do të hyni si lider të rrejshëm, pakurrizor që e shitën emrin e shenjtë të popullit Maqedonia për interes material dhe një thërrime pushtet”.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryeministrit Zoran Zaev. Ai akuzoi deputetin Kërsto Jovanovski se person që ka luajtur kumar nuk ka dinjitet dhe moral të flasë për patriotizëm. Sipas Zaev, Qeveria ka zgjidhur pengesën  kryesore për integrimet euro-atlantike të vendit, dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së mund të plasin që nuk e kanë arritur këtë.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR
Për asgjënë tuaj që e keni, duke u lëshuar me mua dhe jetën private në Strumicë, vetëm dëshmojnë për çfarë personaliteti flitet dhe çfarë karakteri jeni juve. Për shkak të karakterit dhe kumarit nga mua keni marrë para dhe keni qenë falënderues për këtë. Për shkak të asaj me siguri keni flejtur nëpër kumare, ishit turpi dhe e lëshuat Strumicën e u kthyet në vend tjetër. Dhe sot ju dëshmoni patriotizëm, mbrojtje të nacionalizmit? Jo z. Jovanovski. Përfundimisht na njihet populli maqedonas, gjuha maqedonase dhe më dilema nuk ka. Ndërsa Ju mund të plasni që nuk e keni zgjidhur këtë çështje”.

Kryeministri Zaev, poashtu akuzoi deputetët maqedonas të opozitës se kur VMRO-DPMNE ishte në pushtet e ka dëmtuar shtetin me 5 miliardë euro dhe ka keqpërdorur pushtetin për interesat partiake.

Restorant Lumare