Deputet i LSDM-së publikon foton e babait të Vanjës: Vure lakminë para fëmijës!


Deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski, në Facebook ka publikuar fotografinë e Aleksandrit, babait të Vanjës, për të cilin të tre të dyshuarit dhe të arrestuarit për vrasjen e të miturës kanë treguar se të dyshuarit të parë në arrati i kishte dhënë informacion për vajzën e tij, me qëllim që të rrëmbejnë atë dhe zhvatin para nga nëna e saj.

“BABI!” Ti krijove një jetë, krijove një fëmijë, duhet ta kishe dashur më së shumti, ta kishe dhënë jetën, ta kishe mbrojtur nga gjithçka dhe nga të gjithë, ta ruash, ta ushqesh, ta mbronit, ta inkurajonit. Të jesh era në velat e saj! BAB, zëri do të kumbojë sa të jesh gjallë dhe do të pendohesh që nuk ke dhënë jetën! ME ÇFARË ZEMËR, SHPIRT DHE TRUR e vuri lakminë para jetës së fëmijës së tij?! DHE TI E BESOVE KËTË! Si do t’ia shpjegosh dikujt tjetër se je baba?! TI NUK JE BAB, TI JE MONSTËR”, ka shkruar Kostovski.

Baby Boo