Deponia në Haraçinë, tymi mbuloi banorët, komuna pa përgjigje për zgjidhje


Që nga orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure ka filluar djegia e deponisë që gjendet këtu mbi fshatin Haraçinë.

Njësitë zjarrfikëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për të shuar zjarrin.

Tymi nga djegia e mbeturinave ndot ajrin duke vënë në rrezik shëndetin e banorëve të vendbanimeve Haraçinë, Orllancë, Grushinë dhe Nagushtak.

Djegia e deponisë, sipas banorëve, është dukuri e shpeshtë. Haraçinasit nuk deshën të prononcohen para kamerës, por ata shprehin revoltën se në situatën kur vendi përballet me pandeminë e Covid-19 djegia e këtyre mbeturinave rrezikon edhe më shumë shëndetin e tyre.

TVM2 bëri përpjekje të sigurojë qëndrim edhe nga komuna se kush ia vë zjarrin kësaj deponie të egër dhe a është paraparë zgjidhje afatgjate për këtë deponi, por nuk morëm përgjigje.

Për shuarjen e zjarrit ishin angazhuar Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit të cilët i hasëm në terren. Ata ishin angazhuar me tri cisterna të zjarrfikësve për të shuar zjarrin.

Baby Boo