Deponi të egra nëpër rrugët e kryeqytetit


Shumë qytete të vendit përfshi edhe kryeqendrën janë të vërshuara nga mini deponi të egra. Qytetarët e anketuar nga Alsat fajin e hedhin tek organet kompetente dhe mungesa e shportave për hedhjen e mbeturinave. Derisa nga NP Higjiena Komunale shprehen të prerë se ata kanë për detyrë vetëm pastrimin dhe mirëmbajtjen e shportave për mbeturina, ndërsa për mungesën e tyre gishtin e drejtojnë kah Qyteti i Shkupit.

“ Mbeturina ka shumë, tepër janë por mungojnë edhe kontejnerët, edhe njerëzit që dalin për të shëtitur nuk kanë përgjegjësi dhe hedhin mbeturinat gjithkah. Njerëzit vet duhet të jenë të vetëdijshëm ti mbledhin mbeturinat dhe ti gjuajnë atje ku ka kontejnerë. ”

“Faktori njeri është në radhë të parë ai i cili e bën këtë dëm mirëpo, është edhe faktori i pushtetit ose bashkësisë, komunës të cilat nuk ndërmarrin masa për përmirësimin e gjendjes.”

“Pikë së pari është mungesë e këtyre të kontejnerëve po edhe mungesë kulture. Ka në disa vende edhe mungesë të kontejnerëve por më tepër është mungesë kulture.”

Nga Qyteti i Shkupit thonë se ende nuk kanë ndonjë strategji të caktuar për zgjidhjen e kësaj problematike por se po shqyrtojnë disa mundësi për zgjidhje efektive.P

 ër momentin po i shikojmë trendët botërore se si ata po manifestojnë këtë problem, jemi duke mbledhur ide, në një të ardhme të afërt do kemi një lloj zgjidhje. Nuk do kisha dashur të cek tash afat kohor me qëllim që ti ikim spekulimeve, atë që mund ta them është se jemi duke punuar në këtë aspekt, jemi duke parë trendët dhe së shpejti shpresoj që të paktën do të tregojmë cila do të jetë zgjidhja dhe pastaj pas procedurave të radhës do të kemi edhe një afat më preciz.- Valon Salihu – Zëdhënës i Qytetit të Shkupit.

Sipas anketës që ka realizuar Pakomak lidhur me mbeturinat dhe mungesën e kontejnerëve për hedhjen e tyre gjithsej 66 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se arsyeja kryesore për mos selektimin e mbeturinave është mospasja e kontejnerëve të mjaftueshëm, ndërsa vetëm 11 për qind vlerësojnë se bëhet fjalë për mungesë të vetëdijes.

Baby Boo