Denoncoi se u dhunua në komisariat, reagon policia

Një 28-vjeçar denoncoi se u dhunua në komisariatin e Pogradecit nga efektivët e policisë.

Baby Boo

“Më dhunuan gjatë shoqërimit dhe qëndrimit në Komisariatin e Pogradecit. Ju kërkova falje për veprimin, por policët më dhunuan. Më goditën tre herë me grusht në gjoks dhe në krah. Më mbajtën në komisariat për nëntë orë, më pas më liruan. Dëmin e makinës së policit e kompensoi babai menjëherë. Kam frikë të denoncoj policët. Prokurori i Rrethit nuk pranoi të merrte denoncimin”, tha 28-vjeçari Ilir Bego.

Për këtë rast ka reaguar edhe policia e Pogradecit, duke dhënë detaje të tjera në lidhje me rastin. Policia thotë se 28-vjeçari përpara ambientit të Komisariatit të Policisë Pogradec i është drejtuar me fjalë fyese një punonjësi policie të këtij Komisariati, si dhe ka dëmtuar mjetin privat të tij, duke i thyer aksesorët anësorë. Pas dëmtimit të mjetit ky shtetas është shoqëruar menjëherë në Polici.

Sipas policisë, shkak për këtë veprim sipas deklarimit të tij, dyshohet se ka qenë një masë administrative që punonjësi i policisë i kishte vendosur shtetasit I.B, për mos përdorim të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit kohë më parë.

SHÇBA ka filluar një proces verifikimi për rastin, përmes një grupi të drejtuar nga Drejtorja e Përgjithshme.

Top Channel