Denoncohet profili mashtrues: Shtirej me profil femre dhe paraqitej mashkull i zhveshur në kamErë


Profesoresha Gjyla Çeliku ka denoncuar një profil keqpërdorues:

Çeliku shkruan:

Lajmi keq: Kjo Albulena qenka burrë i cili e ka trishtuar një zonjë që merret me produkte bio dhe ju ka ndihmuar shumicës, ajo është Antigona Gona Doda, me intriga kurse paska pasur disa puçrra në ballë, pastaj kur e ka kontaktuar me kamerë ka dalë burrë i zhveshur në banjo. Paramendoni me sa vajza të reja mund të veprojnë në stilin e njejtë, sepse gratë nuk tremben i denoncojnë dhe publikojnë. Si nuk keni turp bre pisa, a mendoni se keshtu mund të përfitoni gratë. Turpi botës! Secila gru ose vajzë që do ngacmohet nga ju në të njejtën mënyrë unë do ta publikoj dhe guxoni pastaj! Facebooku nuk është për të përmbushur epshet e juaja të qelbura, por për kontribut, dhe ne si femra shqiptare e bëjmë, ndaj na leni rahat t’i ndihmojmë popullit tonë.
Lajmi mirë:
Më lajmërohet një mikeshë nga Tropoja që jeton në Europë, mjeke me profesion, e cila ka shprehur dëshirë që të kontribojë me barna popullin tonë, rastet sociale Kudo Që Janë në trojet shqiptare!

RESPEKTONI FEMRËN SHQIPTARE!

Baby Boo