Denoncimi i rrufeshëm i PS-së: Kush ishte deputeti që hyri i armatosur në Kuvend


Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka dalë menjëherë në një konferencë për mediat ku ka dënuar atë që ndodhi sot në komisionin e edukimit.

Balla shkon deri atje sa thotë që një prej deputetëve demokratë ishte i armatosur. Mos u trembni, sipas Ballës Klevis Balliu ishte i armatosur me vezë.

‘’Sot konstatuam aktin e radhës së thyerjes së rregullores nga një person i propozuar nga PD-ja për të drejtuar Komisionin e Medias dhe Edukimit. Në mënyrë të përsëritur, Vokshi e ka kthyer këtë komision në një mjet personal. Dua të bëj publik dokumentin që 11 anëtarë të përhershëm kanë kërkuar praninë e Veliajt dhe Kumbaros.

E falënderoj Veliajn që pranoi të merrte pjesë në Komision. Ka qenë kërkesë e 2/3 në Komision. Aktorët e SHQUP-it të pajisur me vezë. Klevis Balliu ishte armatosur me vezë në të gjithë xhepat e mundshëm të pantallonave. Salianji dhe Noka donin të dhunonin punonjësit e Gardës. I bëj thirrje PD-së dhe kryetarit Lulzim Basha të frenojë deputetët e tij nga këto akte të dhunshme. Po konsiderojmë nenet e rregullores për të kërkuar shkarkimin e Vokshit”, u shpreh Balla para mediave.

Baby Boo