Denoncime në disa komuna për shkatërrim të materialit zgjedhor dhe agjitim e shitje të votës


Nga Prokuroria kanë njoftuar se në Komisionin për ndjekjen e parregullsive eventuale, deri në orën 15:00 kanë arritur informacione për aktivitetet që janë ndërmarrë nga nga prokuroritë publike. Procesi zgjedhor është duke u ndjekur me vëmendje nga prokurorët kujdestarë.

Për shkak të dyshimeve së është ushtruar trysni dhe agjitim në një vendvotim në Gostivar, partia politike ka shtruar parashtresë në adresën elektronike [email protected]. Rasti ka ndodhur në në fshatrat Çerkez, Rramanli dhe Vojniviq të Kumanovës, ku Prokuroria ka formuar lëndë adekuate. Nga Prokuroria thonë se personi ka kryer bisedë me më shumë njerëz dhe nuk ka informacione të cilat do ta vërtetonin dyshimet në parashtresë. Vazhdohet me ndërmarrjen e aktiviteteve me udhëzim të prokurorit publik.

Ndërsa Prokuroria Publike në Shkup është njoftuar për një rast nga kryetari i Komisionit Zgjedhor në lidhje me shkatërrimin e materialit zgjedhor, gjegjësisht për shqyerje të fletëvotimeve. Rasti ka ndodhur rreth orës 12:45, ku gjatë realizimit të votës, personi ka shqyer tri nga fletët e votimit dhe vetëm njërën e ka vendosur në kuti. Personi në fjalë është arrestuar dhe është dërguar për mbajtje në stacionin policor.

Ndërkaq Prokuroria Publike në Koçan ka njoftuar se nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Koçan ka marrë njoftime për më shumë raste për kryerje të agjitimit para vendvotimeve, transport të udhëtarëve, si dhe dyshime për blerje të votave. Është formuar lëndë dhe janë dhënë udhëzime për identifikim të personave.

Baby Boo