Dënohet me një vit burgim Rinor Hykolli – menaxher i Tayna-s


Gjykata themelore e Gjilanit e ka dënuar me një vit burgim efektiv, menaxherin e rep artistes, Tayna, – Rinor Hykollin.

Rinor Hykolli – Menaxher i rep artistes, Tayna.
Hykolli është akuzuar nga prokuroria se me dashje për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparme, i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit, Liridon Bajrami, duke e goditur me dorezë të revoles dhe me grushte, shkruan Betimi për Drejtësi.

Gjyqtari i vetëm gjykues, gjyqtari Behar Ymeri ka njoftuar se dënimi ndaj tij do të ekzekutohet pasi që aktgjykimi do të marrë formën e prerë, ndërsa koha e qëndrimit në paraburgim ndaj tij do të llogaritet në dënimin e shqiptuar si dhe ndërpritet paraburgimi ndaj tij.

Bazuar në aktakuzë, më datë 22.korrik 2021, në rrugën “Lufta e Gjilanit”, në Gjilan, saktësisht në zhveshtoren e diskotekës “Stop”, i pandehuri Rinor Hykolli, me dashje dhe me përdorimin e atë qasshëm të dhunës, për shkak të një mosmarrëveshje të mëparshme, i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Liridon Bajrami.

Baby Boo