Dënohet me burg të përjetshëm kreu i opozitës shiite në Bahrein


Kleriku shiit dhe një nga udhëheqësit e protestave gjatë “Pranverës Arabe” në Bahrein, Sheiku Ali Selman u dënua me burgim të përjetshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Lartë e Apelit sot konfirmoi vendimin e shkallës së parë të sjellë në muajin qershor ku ishte caktuar vendimi për burgim të përjetshëm me akuzën për spiunim.

Selam njihet si udhëheqës i bllokut politik Al-Weqaf, grupit më të madh të opozitës shiite në Bahrein, ku sipas një vendimi të vitit 2016 ndalohet veprimi i këtij opsioni politik.

Organizata joqeveritare Human Rights First, raporton se edhe dy përfaqësues të tjerë të Al-Wefaq gjithashtu janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Sipas një raporti të sponsorizuar nga qeveria lidhur me protestat dhe trazirat e vitit 2011, opozita e Bahreinit kishte pranuar idenë për ndërmjetësimin nga Katari gjatë kryengritjes, por kjo u hodh poshtë nga qeveria e Bahreinit. Përkrahësit e Salmanit thonë se thirrjet në Katar ishin të lidhura me këto përpjekje ndërsa regjistrimet e nxirrnin të kundërtën.

Në Bahrein ndodhet baza e Floës së 5-të të marinës së SHBA-së. Kryengritja e vitit 2011 u shua me ndihmën e forcave të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Salman në moshën e tij 50 vjeçare ka qenë prej kohësh në shënjestër të qeverisë së Bahreinit. Në vitin 1994, ai u arrestua. Thuhet se u torturua dhe u mbajt në arrest me muaj pa gjykim përpara se të deportohej dhe të detyrohej të jetonte në ekzil për më shumë se 15 vjet.

Ai aktualisht është duke vuajtur një dënim katër-vjeçar me akuzat se ka ofenduar Ministrinë e Brendshme, duke nxitur të tjerët për të thyer ligjin dhe duke nxitur urrejtje kundër qytetarëve sunit, shumë prej të cilëve shërbejnë në forcat e sigurisë në Bahrein.

Brian Dooley, këshilltar i lartë i Human Rights First, tha se vendimi i së dielës “konfirmon se tani më nuk ka tolerancë për ndonjë mospajtim në Bahrein”.

Amnesty International e përshkroi vendimin si një “parodi e drejtësisë”, duke shtuar se Salman po mbahet “vetëm për të ushtruar të drejtën e tij për lirinë e shprehjes”.

Baby Boo