Dënohet me 200 euro gjobë me kusht i akuzuari që kishte kanosur të dëmtuarin me fjalët “hajde këtu të m*asakroj”


Është dënuar me 200 euro gjobë me kusht i akuzuari për kanosje, Orhan Nuredini.Aktgjykimi është shpallur të enjten nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, Avdirrahman Gashi.

Sipas aktgjykimit, dënimi me kusht nuk do të ek*zekutohet në afat prej një viti, nëse Nuredini nuk kryen vepër tjetër penale raporton “Betimi për Drejtësi”.Ai gjithashtu obligohet që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 200 euro, si dhe për kompensimin e vi*ktimave të kr*imit shumën prej 30 euro.Kurse, pala e dëmtuar u udhëzua që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në kontekst civil.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Orhan Nuredinit më 2 qershor 2020, me arsyetimin se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 2 i Kodit Penal.Sipas aktakuzës, Nuredini më 16 mars 2020, në rrugën “Fehmi Agani” në Lipjan, pas një mosmarrëveshje të atëçastshme që kishte me të dëmtuarin E.G., me dashje e ka kanosur atë.Siç thuhet në aktin akuzues, fillimisht Nuredini e kanos të dëmtuarin me gjeste dhe gati sa nuk e ka goditur, e pastaj me fjalët “hajde këtu të ma*sakroj”, me ç’rast të ky i fundit ka shkaktuar ndjenjën e ankthit dhe frikësimit.