Dënohet hoxha pasi kishte më shumë se 10 persona në xhami


Të nderuar xhematlinj, sot ndodhi një akt i shëmtuar nga policia e Kamenicës.
Unë si imam i fshatit Roganë, u dënova sot për shkak se kisha në xhami më shumë se 10 xhematlinj.
Në xhami me dy standarde, në zgjedhje s’vlejnë masat, nuk vlen as pandemia.
Deri dje, nuk kishte kurrfarë masash, ani pse virusi ishte prezent.
Unë i kam njoftuar xhematin, andaj edhe nuk mbaj përgjegjësi.
Jam këtu për të falur namazin, jo për ta ruajtur derën e xhamisë se kush hyn e del!
Faleminderit policise, që na e kujtuan kohën e komunizmit!
Shkruar nga Imami i fshatit.

Baby Boo