Dënohen 164 shoferë, 94 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar


Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 164 masa, nga të cilat për drejtim të shpejtë të automjetit 94 sanksione, 10 masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, gjashtë sanksione për shkelje që i bëjnë motoçiklistët.

Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë kontrolleve janë shqiptuar edhe shtatë masa për përdorim të celularit, gjashtë sanksione për drejtim nën ndikimin e alkoolit, gjashtë masa për shofer fillestar.

Kontrollet e forcuara vazhdojnë. U bëjmë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në komunikacion që ta rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Baby Boo