Dënim me burg kush ndihmon migrantët e paligjshëm


Të ndihmosh migrantët e jashtëligjshëm përbën krim, sipas një projektligji të ri, të paraqitur nga qeveria hungareze në parlament.

Debati mbi këtë çështje dhe votimi i projektligjit do të zhvillohen javën e ardhshme.

Aty bën pjesë edhe një modifikim i kushtetutës që ndalon pranimin e migrantëve.

”Duam të mënjanojmë faktin e identifikimit si vend emigrantësh, pasi për ne siguria është një nga gjërat më të rëndësishme”, theksoi Csaba Domotor, sekretar i kabinetit të kryeministrit, i cili dha detaje për median.

Krime të këtij lloji do të dënohen deri me një vit burg.

Qeveria e kryeministrit, Viktor Orban ka një maxhorancë prej 2/3 nga zgjedhjet e fundit, pra ka mundësi ta ndryshojë edhe kushtetutën.

”Është e paimagjinueshme në Europë të dënosh me burg ndihmën humanitare”, tha një përfaqësues i Komitetit të Helsinkit në një intervistë lidhur me projektligjin e ri të qeverisë hungareze.

Baby Boo