Denacionalizimi pengohet me vite


Një problematikë e pazgjidhur ndër vite e cila drejtpërdrejtë i prek qytetarët është zvarritja e procesit të denacionalizimit. Kësisoj, zyra e Avokatit të Popullit në raportin e punës për vitin 2017, ka theksuar se qytetarët deri në pafundësi ballafaqohen me zvarritjen e procedurave për kthimin e pronës së tyre


Omer XHAFERI
Shkup, 28 maj  Vendimet gjyqësor dhe udhëzimet e Avokatit të Popullit, për shqyrtimin e lëndëve kontestuese nuk vlejnë për Agjencinë e Kadastrës. Veprimet subjektive dhe jo profesionale të nëpunësve të kadastrës, siç thekson Ombudsmanin në raportin vjetor të tij, kanë shkaktuar pasoja të dëmshme në raport me realizimin e të drejtave legjitime të qytetarëve, shkruan gazeta KOHA. Mos përfillja e vendimeve të Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Lartë Administrative, më së mirë e shpjegon fakti se administrata e kadastrës, një lëndë të caktuar, disa herë e ka arsyetuar me përmbajtjen e njëjtë.
“Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe në bazë të intervenimeve tona, respektivisht kërkesave për inicimin e veprimeve për kontroll të ligjshmërisë, për një lëndë të caktuar. Konkretisht, nga Sektori për kontroll dhe mbikëqyrje të Agjensionit për Kadastër deri te njësitë organizative në Shkup dhe më gjerë, është parashtruar urdhëresë e detyrueshëm për veprim. Megjithatë, pas përjashtim sektorët përkatëse japin vërtetim për refuzim të kërkesës konkretë të palës. Shkelja e afateve ligjore, zvarritja e lëndëve dhe mos procedimi në kohë po ashtu janë pjesë përbërëse e punës së zyrës së kadastrës”, thotë Ombudsmani në raportin e punës për vitin e kaluar. Zyra e Avokatit të Popullit njëkohësisht ka konstatuar se mos pranimi i arsyetimeve, informacioneve dhe dëshmive për lëndët e çështjeve juridiko-pronësore ka vazhduar nga Qendra e kadastrës në Shkup edhe gjatë vitit 2018. Me këtë mënyrë të veprimet ky sektor i kadastrës drejtpërdrejtë e ka penguar Ombudsmanin në shqyrtimi dhe realizimin e detyrave të tij.
Një problematike e pazgjidhur ndër vite e cila drejtpërdrejtë i prek qytetarët është zvarritja e procesit të denacionalizimit.

Kësisoj, zyra e Avokatit të Popullit në raportin e punës për vitin 2017, ka theksuar se qytetarët deri në pafundësi ballafaqohen me zvarritjen e procedurave për kthimin e pronës së tyre. Pengimi i realizimit të të drejtës kushtetuese, siç është në këtë rast procesi i denacionalizimit, sipas ombudsmanit, zvarritet për shkak se organet administrative (Ministria e Financave, komisionet për denacionalizim dhe Komisioni shtetëror për shqyrtim të ankesave nga shkalla e dytë) nga njëra anë dhe gjykatat administrative në vend fare pakë komunikojnë, për mos të thënë aspak.

“Krahas fakti se me dekada të tëra nga ana e tyre ekziston jo efikasitet dhe mungesë e kualitetit në vendimmarrjen dhe shpërfillje të rrethanave se esenca e punës së tyre është sigurimi i interesave të qytetarëve, në institucionet e apostrofuar ekziston edhe një sistem tejet i keq i procedurave për dorëzimin e shkresave dhe miratimi të vendimeve për lëndë. Ndërkohë, gjykatat administrative, përveç se përfshinë në këtë kategori të administratës jo efikase, ato nuk i shfrytëzojnë kompetencat ligjore për mbajtjen e debateve një çështje të caktuar administrative”, thuhet në raportin e Ombudsmanit.

E gjithë kjo amulli, e cila mbizotëron në organet e larta shtetërore, siç thuhet në raport nuk është vetëm për shkak të mungesës së financave apo kuadrove, por edhe për arsye të mungesës së mekanizmave kompetente për organizim të brendshëm dhe kontroll të punës. Pikërisht për shkak, koha me e madhe harxhohet në dorëzim-pranimin e shkresave (lëndëve), se sa në procedimin e rasteve.
Të dhënat e zyrës së Ombudsmanit, përcjell KOHA, flasin se në gjykata ekzistojnë raste kur lëndë është miratuar dhe për të njëjtën ekziston vendim i prerë, mirëpo vite me radhë e njëjtat nuk i është dorëzuar komisioneve përkatëse për denacionalizim, respektivisht as këtë të fundit fare nuk kanë shprehur interes për ecurinë e një lëndë të caktuar.

Baby Boo