Dëmtohet rampa pagesore e parkingut përballë gjykatës në Tetovë (Foto)


Aktet vandale ne Tetovë nuk po marrin fund!

Persona të panjohur tërësisht e kanë dëmtuar rampën pagesore në parkingun e mbyllur “Liria” përballë gjykatës themelore të Tetovës. Rasti është paraqitur në polici, ku do të shikohen të gjitha inçizimet nga kamerat e sigurisë, kurse kundër kryerësve do të ngriten kallëzime penale.

NP “ Parkingu I qytetit” sërish apelon te qytetarët që të përmbahen nga aktet e këtilla vandale të padëshiruara. Pajisja urbane duhet të ruhet, qyteti u takon të gjithë qytetarëve. Këto nuk janë pamje që duhet të shihen në Tetovë!

Baby Boo