Demolohet një xhami në Lipjan


Policia e Kosovës njofton se në fshatin Llugaxhi të Komunës së Lipjanit disa persona të panjohur kanë demoluar dhe kanë dëmtuar një xhami, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë për rastin është njoftuar edhe prokurori ndërsa nuk raportohet për arrestime.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Llugaxhi, Lipjan 30.06.2018-05:20. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se te dyshuar te panjohur kanë demoluar dhe dëmtuar një Xhami të fshatit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. ZËRI

Baby Boo