Demiri:” Për “standardet” në gjyqësi! ”


Gjyqi i Tetoves, jo me shumë se dy javë me parë, mjekun – anesteziolog Valton Dervishi nga Tetova e gjykoi dhe dënoi me burg efektiv prej 15 muajve pasi që ky i fundit publikoi video të pacientëve në Tik Tok platformën sociale!

Sot,dy javë më vonë,po i njëjti ky gjyq i Tetovës, në seancë publike e shpalli vendimin e vet dhe i gjeti fajtor dy të dyshuarit e spitalit modular të Tetovës si përgjegjës për pasojat në këtë spital ku fatkeqësisht gjetën vdekjen nën kujdesin spitalor 15 pacientê nga Tetova, dheee, të njëjtit këta pasi i shpalli fajtor i denoi me kusht që në afat prej 18 muajve mos e përsërisin të njëjtën vepër!

Pasojat në të dy rastet janë te pakrahasueshme

Në të dy rastet pasojat me dënimet në vend që të hecin në proporcion të drejtë, ata fatkeqsisht shkojnë krejtësisht në proporcion të zhdrejtë!

Si avokat nuk kam asgje kundër kesaj, por vetëm dua të them që drejtësia asimetrike është e barabartë me padrejtësi.

P.S. Sa për informacion, fatmirësisht unë për vehte nuk i takoj ati grupi të qytetarëve prej 3% qê shprehin besim në sistemin gjyqësor.

Këta qytetarë ose janë optimist të papërmirsueshëm ose janë vêrtet naivë.

Baby Boo